Këngëtari Blero lidhi kurorë për herë të dytë në shtator të vitit që shkoi me modelen Afrona Dika.
Nga martesa e parë këngëtari ka një vajzë e cila duket se shkon mjaft mirë me Afronën dhe këtë e tregon më së mirë kjo video e postuar në instagram nga këngëtari.
Modelja i ka bërë dhuratë një kapuç Tarës në ngjyrë mente dhe që mesa duket vajza kishte kohë që po e kërkonte atë model dhe atë ngjyrë.
Në momentin që ka hapur sytë dhe ka parë dhuratën, Tara është emocionuar shumë dhe në shenjë falënderimi ka përqafuar Afronën për këtë dhuratë të veçantë.
Më pas ajo ka provuar dhuratën që e lumturoi aq shumë.
Këto video i ka shpërndarë në instagram vetë këngëtari i cili në njërën prej videove shkruan: “Vogëlushet e mia”, duke ju referuar së bijës dhe bashëshortes.
Link: https://www.instagram.com/bleromuharremi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B42i5jwHt1l/