
Balerina e njohur Klaudia Pepa prej vitesh tashmë jeton dhe punon në Itali ku u bë e njohur falë spektaklit Amici.
Ajo tashmë ka karrierën e saj si balerinë profesioniste dhe shpesh herë e shohim të postojë në instagram momente nga provat apo kërcime të saj ku shfaqet në super formë.
Fotot e saj në instagram janë gjithashtu një përzierje midis të bukurës dhe baletit të cilat gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen e fansave të saj.
Edhe këtë herë balerina shfaqet mjaft sensuale me një foto nga vaska.
Ajo pozon duke parë nga aparati ndërsa në dorë mban një filxhan çaji e ulur në vaskë e zhveshur dhe me flokët e lagura.
Klaudia është bërë shpesh herë objekt bisede për fotot e veçanta që publikon në rrjetet sociale dhe që shpesh herë kanë nxitur debate mes fansave të saj.
https://www.instagram.com/p/B9JuYoFKym3/Link: https://www.instagram.com/p/B9JuYoFKym3/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B832Z_SKruG/