
Robert Berisha disa ditë më parë e vendos sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë nga modelja Jessica Kadiu e cila pranoi se kishte pasur një lidhje me këngëtarin vitin qe shkoi.
Ajo i thoshte atij se e kishte dashur dhe vazhdonte ta donte dhe se shpresonte që një ditë të riktheheshin sërish bashkë.
Roberti nga ana tjetër nuk ka reaguar aspak lidhur me deklaratat e modeles, madje ai vazhdon të ketë në mendje Norën.
Kjo e fundit ka postuar disa foto ku shfaqet në super formë dhe ku nuk mungojnë pëlqimet nga ana e këngëtarit.
Roberti ndërkaq ka postuar në instagram, këngën e fundit të Norës, ndërsa i bën tag.
Ata të dy kanë një vajzë bashkë dhe pushimet e dimrit i kaluan së bashku si një familje për hir të vogëlushes.
Link: https://www.instagram.com/robertberishaofficial/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BdX8DU_A22W/, https://www.instagram.com/p/B7sxFIeJyy4/