
Sara Hoxha ka vendosur të shuajë kuriozitetin e fansave lidhur me mëmësinë, jetën mes dy djemve si dhe marrëdhënien e saj me motrën e madhe Lorin.
Sara ka treguar gjithashtu cilat janë anët pozitive dhe negative të të pasurit dy fëmijë ku përmendi se merr më shumë dashuri, por i mbetet shumë pak kohë për vete.
Ndërsa lidhur me pyetjen se cili është fëmija i saj i preferuar, Sara ka dhënë një përgjigje befasuese.
Ajo thotë se fëmija i saj i preferuar është Lori Hoxha, motra e saj e madhe.
Duket absurde duke pasur parasysh faktin që Lori është më e madhe se Sara, por mesa duket ajo kujdeset përveçse për djemtë e saj edhe për motrën me të cilën e ka treguar gjithmonë se ka një raport shumë të veçantë.
Link: https://www.instagram.com/sarahoxhaaa/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bz6EsPeHNrn/