
Modelja Arbenita dhe reperi Fero prej kohësh janë duke bashkëjetuar në Gjermani ku reperi ështe shpërngulur disa muaj më parë.
Edhe pse u përfol për ndarje mes tyre, ata të dy e vërtetuan që janë bashkë të lumtur dhe nuk janë ndarë asnjëherë.
Aktualisht ata nuk hezitojnë të postojne foto e video së bashku si dhe mesazhe të shumta dashurie për njëri tjetrin.
Këtë herë ka qenë vetë Fero ai që ka postuar një foto duke u përqafuar me modelen, ndërsa shkruan: ” Gruaja ime, më e mira në botë”, duke i bërë tag modeles.
Në fakt ajo që na bëri habi është mënyra se si Fero i drejtohet Arbenitës duke e quajtur grua.
Nuk e dimë nëse ata janë martuar, apo kjo është thjesht një mënyrë për t’ju drejtuar të dashurës, gjithçka mbetet për tu parë në vazhdimësi.
Link: https://www.instagram.com/ferofera/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8jImUKlk7z/