
0
0
Xhensila, Besi dhe Ajka në kushtet e izolimit total kanë vendosur të argëtohen me njëri tjetrin, por edhe të argëtojnë fansat me videot dhe fotot e veçanta që postojnë vazhdimisht në rrjetet sociale.
Ka qenë këngëtarja ajo që ka postuar në instagram një video ku e shohim teksa këndon në anglisht një këngë fëmijësh, ndërsa Ajka e shoqëron.
Vogëlushja e ka mësuar përmendësh këngën dhe jo vetëm që e imiton saktë melodinë, por gjithashtu vazhdon edhe fjalët aty ku e ndërpret këngën këngëtarja.
Kjo video e veçantë e vogëlushes do t’ua zbukurojë ditën, sidomos zëri i saj ndërsa shoqëron Xhensilën gjatë këngës.
Link: https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6vIS_fHQ4x/