
0
0
Tashmë nuk ka më asnjë dyshim futbollisti Eros Grezda dhe modelja Oriola Marashi janë bashkë.
Këtë në një farë mënyre e ka konfirmuar vetë futbollisti me një foto të postuar në instagram ku shfaqet në ashensor dhe foton e bën Oriola, reflektimi i së cilës shfaqet në pasqyrën prapa futbollistit.
Ata të dy duket se po i kalojnë këto ditë izolimi së bashku në Kroaci dhe kjo u vërtetua fillimisht nga videot që ata postuan dy ditë më parë nga i njëjti vend.
Dyshimet e para për lidhjen e tyre lindën që në fillim të vitit ku ata u fotografuan të kapur përdore gjatë një prej udhëtimeve të tyre.
https://www.instagram.com/p/B-Kk2MUBd0C/Link: https://www.instagram.com/p/B-Kk2MUBd0C/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9Wmk7-h78K/,https://www.instagram.com/p/B97cQduBgb-/