
Këngëtarja Fifi feston sot ditëlindjen e saj të 26-të në kushte izolimi ashtu si shumica e njerëzve kohët e fundit.
Ajo ka marrë mesazhe dhe urime pa fund nga miq, familjarë e fansa të cilët i kanë uruar këngëtares qindra vite të lumtura.
Mes shumë mesazheve Fifi ka publikuar edhe tortën e veçantë që ka marrë nga motra e saj Edona, një tortë në kushte shtëpie.
Numri 26 sipër tortës ishte formuar me patatina dhe pavarësisht se në kushte të vështira mund të themi se kjo ishte torta më e veçantë për ditëlindje, e ëmbël dhe e kripur njëkohësisht.
“Edhe torta në kushte karantine, dmth arriti dikush të na ndajë në këto ditë feste”, shkruan motra e saj krahas videos ku tregon tortën e përgatitur me rastin e ditëlindjes së saj.
Link: https://www.instagram.com/fifi.official.fr/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5i5UoLg9uH/