
Xhensila Myrtezai dhe Bes Kallaku prej javësh ndodhen tashmë në izolim dhe i shohim shpesh të postojnë video mjaft humoristike mbi jetesën në kushtet e izolimit.
Këtë herë ata të dy kanë vendosur të kërcejnë në ritmin e Mariachi ku si kitarë shërben tavolina e hekurit.
Në vend të kapales së famshme, Besi ka vendosur në kokë një kamardare të vogël që mesiguri do të jetë e Ajkës.
Dhe kështu nën ritmet e këngës së famshme Xhensila kërcen, ndërsa Besi i bie “kitarës”.
“Kjo kitara ishte vrasësë, në kushte shtëpie, por jena mirë akoma”, shkruan ai krahas videos së postuar në instagram.
Miqtë dhe ndjekësit e çiftit kanë reaguar gjithë humor ndaj videos e cila i ka bërë për të qeshur.
https://www.instagram.com/p/B-feNFWHRFe/Link: https://www.instagram.com/p/B-feNFWHRFe/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B78xm-5HR8U/