
0
0
Modelja Arbenita Ismajli ka ndarë me fansat e saj atë çfarë po i ndodh gjatë karantinës.
Arbenita ka publikuar në instagram një video ndërsa tregon fytyrën e acaruar dhe të mbushur me akne.
Ajo tregon e trishtuar se nuk po e kupton çfarë po i ndodh me fytyrën në këto ditë.
Epo ndoshta qëndrimi mbyllur, stresi i të qëndruarit larg familjes dhe të dashurit mesa duket kanë ndikuar në lëkurën e saj.
Ajo tregoi pak ditë më parë se kishte ngecur në Londër dhe nuk mund të shkonte të takonte familjarët apo të dashurin e saj.
E gjithë kjo situatë mesa duket ka ndikuar për keq tek modelja e cila ka treguar e dëshpëruar fytyrën e saj këto ditë.
Link: https://www.instagram.com/arbenitalsmajli/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4KYLr4lCug/