
0
0
Moderatorja Luana Vjollca ka vendosur që gjatë qëndrimit në karantinë të ndryshojë look.
Ajo ka postuar në instagram një foto ku shfaqet me flokët e prera me baluke dhe modeli i ri duhet thënë se i shkon shumë moderatores.
Luana shfaqet me flokët e gjata bionde si gjithmonë por me modelin e ri me baluke dhe duket shumë më e bukur se zakonisht, duke i shtuar portretit të saj më shumë ëmbëlsi.
“Look i ri nga karantina me dashuri”, shkruan ajo krahas fotos e cila ka marrë shumë pëlqime dhe komente pozitive nga miqtë dhe kolegët e saj të cilët e kanë komplimentuar për pamjen.
Link: https://www.instagram.com/p/B-6zxTbnepY/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3zgDVzHeP4/