
Kengetari Ylli Limani duket se ka në plan që të martohet sapo të përfundojë karantina.
I ftuar gjatë emisionin “E diell” në “Top Channel”, Ylli tregoi se si po i kalon këto ditë në karantinë së bashku me familjen e tij.
Ndërkaq gazetari Ervin Kurti e ka ngacmuar pak më shumë duke i thënë nëse ka marrë ndonjë propozim për martesë këto kohët e fundit dhe ai thotë me humor se sapo të dalë nga karantina ka në plan të martohet dhe të bëjë fëmijë.
Këtë vendim thotë Ylli e ka marrë pasi nëse ndodh që të ketë një tjetër krizë globale këtë herë të jetë me gruan dhe fëmijët e tij.
Ndërsa moderatorja Fjoralba Ponari e ka pyetur Yllin nëse këngën e tij të dashurisë janë dedikime.
Këngëtari tha se ai luan rolin e viktimës në këngë, por ato nuk rrëfejnë jetën e tij reale.
Megjithatë në fund e pranoi se këngët e tij në mos 100% reale, janë 50 me 50, sidomos kur i krijon vetë.
Në fund ai e pranon se edhe ai si shumë të tjerë është djegur nga dashuria.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=omJDjBuu9-o&feature=emb_err_watch_on_yt
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6vHGo0AeHp/