Home ShowBiz Pasi iu zbulua lidhja me modelen, Roberti flet për një martesë të dytë…
Pasi iu zbulua lidhja me modelen, Roberti flet për një martesë të dytë…
0

Pasi iu zbulua lidhja me modelen, Roberti flet për një martesë të dytë…

0
0

Këngëtari Robert Berisha ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes që pasi deklaroi ndarjen nga bashkëshortja, këngëtarja Nora Istrefi.

Ai nuk ka pranuar të jetë në një lidhje, por ajo që i trazoi ujrat pak kohë më parë ishte modelja Jessica Kadiu e cila krejt papritur pranoi se kishte patur një lidhje me këngëtarin Robert Berisha dhe se tashmë ishin ndarë.

Këngëtari nuk reagoi në asnjë moment pas kësaj deklarate duke preferuar të heshtë, pavarësisht gjithë zhurmës që shkaktoi deklarata e modeles.

Ndërkaq lidhur me planet për një martesë të dytë, këngëtari Robert Berisha deklaroi në një intervistë për revistën “Story” se tani nuk e ka në plan një martesë të dytë.

Ai tha se nëse nuk do të kishte fëmijë edhe mund ta konsideronte, por pastaj shtoi se njeriu bëhet budalla vetëm një herë dhe se ai nuk ka ndërmend të bëhet sërish.

Këngëtari shtoi gjithashtu se as profesioni i tij nuk do t’ja lejonte një martesë të dytë.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bx76VW0HhBk/