Këngëtarja Fifi ka folur vazhdimisht në media për një dashuri të pamundur dhe pak kohë më parë zbuloi se atij i fillonte emrin me Xh duke mos dashur të zbulojë asnjë detaj tjetër.
Por së fundmi ajo ka publikuar në instagramin e saj disa fraza dedikim për dikë dhe në fund të këtyre frazave i bën tag një mashkulli të quajtur Xhuljo.
“Krejt ça du në jetë është vëmendja jote dhe veç e jotja. Nëse duhet me luftu ka me luftu, nëse duhet me u çmend ka me u çmend. Nëse duhet me u bo palaço ka me u bo palaço. Met pa ty ti kesh krejt i boj. Ama dore nga ty s’heq dot kollaj”, shkruan këngëtarja në statusin e saj, ndërsa bën tag djalin misterioz.
Këngëtarja ka treguar edhe më herët se e ka ushqyer vetën me këtë dashuri të pamundur, por tashmë që këngëtarja e bëri publike emrin e tij, nuk e dimë nëse vazhdon të jetë e pamundur, apo ata të dy janë në një lidhje bashkë.
Link: https://www.instagram.com/fifi.official.fr/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7JoXOhgaR0/