
Këngëtarja Adele është rikthyer sërish në instagram pas muajsh që nuk postonte asnjë foto dhe këtë herë i ka habitur të gjithë me pamjen e saj.
Këngëtarja është dobësuar sërish dhe këtë herë gati nuk njihet.
Ajo ka veshur një fustan të zi të shkurtër dhe duket tejet elegante, ndërsa shfaqet e grimuar me flokët e gjata bionde.
Adele ka falënderuar të gjithë miqtë dhe fansat që e uruan për ditëlindje, ndërsa më pas ka gjetur rastin të falënderojë gjithashtu të gjithë mjekët dhe infermierët që po japin kontributin e tyre në luftën kundër COVID-19.
Këngëtarja shfaqet aq ndryshe në foto saqë shumë prej miqve të saj e kanë të vështirë ta besojnë që është ajo dhe këtë e kanë shprehur qartë nëpër komente ku tregojnë.
https://www.instagram.com/p/B_1VGc5AsoZ/Link: https://www.instagram.com/p/B_1VGc5AsoZ/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BMz1uToDQ9G/