
Moderatorja Arbana Osmani duket se është në pritje të fëmijës së dytë me partnerin e saj Eduard Grishaj.
Moderatorja ka zgjedhur një ditë të veçantë për të dy, për të dhënë lajmin e bukur.
Sot si Arbana dhe Eduardi kanë ditëlindjen dhe moderatorja ka vendosur të postojnë në instagram një foto ku pozojnë bashkëk para disa muajsh ndërsa shkruan
” Gëzuar ditëlindjen shpirtit tim binjak, të vetmit që ka zemrën time, i cili shumë shpejt do të bëhet baba. Të dua”, i thotë moderatorja partnerit të saj ndërsa me anë të këtij urimi zbulon edhe lajmin e bukur se shumë shpejt do të bëhen prindër.
Arbana dhe Eduardi janë prej kohësh tashmë në një lidhje dhe së fundmi i kemi parë gjithmonë bashkë.
Moderatorja ka edhe një djalë nga martesa e parë dhe tashmë do të bëhet sërish nënë.
Link: https://www.instagram.com/arbanao/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3VJ1GDAPx_/