
0
0
Këngëtari i grupit “NRG Band”, Besnik Qaka ka vendosur krejt papritur të ndryshojë look.
Të gjithë e mbani mend këngëtarin me pamjen e tij me flokë dhe mjekër të zezë, epo tani ka ndryshuar dhe flokët e tij janë të bardhë platin.
Ai ka postuar në instagram një foto ku shfaqet me flokët e qethur shkurt dhe totalisht biond.
Me pamjen e tij të re ai ka habitur jo pak fansat dhe miqtë të cilët kanë komentuar në fotot e tij dhe shumica e kanë pëlqyer lookun e ri të këngëtarit.
Në fakt duhet pranuar që i shkon shumë ky model dhe kjo ngjyrë flokësh, pavarësisht se duket sikur është një tjetër person.
https://www.instagram.com/p/B_4qUKuJQub/Link: https://www.instagram.com/p/B_4qUKuJQub/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxZYyCdpOFF/