
0
0
Këngëtari Meda veç talentit për muzikë ka edhe një pasion për futbollin.
Së fundmi këngëtarit i është propozuar të jetë president i klubit të futbollit Hajvalia.
Ka qenë vetë faqja e klubit që ka shpërndarë njoftimin në Facebook së bashku me një deklaratë të këngëtarit i cili njofton se do të jetë tani e tutje president i klubit.
Këngëtari është rizgjedhur për herë të dytë president i klubit, pasi edhe më herët ka qenë president i saj dhe gjatë presidencës së tij ky klub arriti suksese të njëpasnjëshme duke kaluar në Superligë dhe duke luftuar për titullin kampion.
https://www.facebook.com/FCHajvalia/videos/1311982698990687/Link: https://www.facebook.com/FCHajvalia/videos/1311982698990687/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_7WbvnnjNF/