
Këngëtari Ricky Martin i ka habitur thuajse të gjithë me një video të postuar së fundmi në instagram ku shihet teksa shkëmben puthje në buzë me partnerin e tij.
Këngëtari i njohur prej kohësh i ka deklaruar prirjet e tij seksuale dhe është i martuar me artistin Jwan Josef.
Kjo video është parë nga mbi 5 milion persona, ndërsa ka marrë një numër rekord komentesh nga më të ndryshmet.
Me anë të kësaj videoje Ricky falënderon këngëtarin “Resident”, i cili I ka ftuar të merrnin pjesë në klipin e tij edhe ata të dy si çift.
“Jemi këtu për të përfaqësuar Sirinë dhe Puerto Rico, falëminderit që na bëre pjesë të mesazhit”, shkruan këngëtari në shenjë falënderimi.
https://www.instagram.com/p/CAMb6ueHBoC/Link: https://www.instagram.com/p/CAMb6ueHBoC/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8ephz7nYnT/