
Këngëtarja Morena Taraku është dalluar gjithmonë për stilin e saj të veçantë në të veshur ku nuk mungojnë veshjet firmë.
Ajo është shfaqur gjithmonë në formë perfekte ndërsa e shohim gjithnjë e më aktive në rrjetet sociale.
Në disa foto të postuara në instagram Morena pozon me një palë pizhama të markës Louis Vuitton të cilat kanë një çmim marramendës.
Faqja e famshme “What they wearin”, ka bërë publik çmimin e pizhamave duke nisur fillimisht me këmishën e cila kushton plot 1470 euro, ndërsa pantallonat 1320 euro.
Në total veshja për gjumë e Morenës kushton plot 2790 euro, ndërsa kjo faqe ka bërë publik edhe çmimin e varëses që këngëtarja mban në qafë dhe që kushton plot 450 euro.
https://www.instagram.com/p/CAQaxuZAGlv/Link: https://www.instagram.com/p/CAQaxuZAGlv/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6BdM9DF_X-/