
Këngëtari Ermal Fejzullahu është përfshirë në një aksident automobilistik me disa anëtarë të familjes së tij, por fatmirësisht nuk ka ndodhur asnjë gjë dhe ata janë shëndoshë e mirë.
Situatën e sqaroi vetë këngëtari me anë të një videoje në instagram ku vërteton lajmin, ndërsa sqaron se të gjithë janë shëndoshë e mirë dhe se situata nuk është aspak shqetësuese.
Ai ka falënderuar të gjithë miqtë që janë shqetësuar për të dhe që i kanë shkruar, ndërsa ju uron të gjithëve më të mirat.
Këngëtari së bashku me familjen e tij kanë qenë gjatë kësaj periudhe në vilën e tyre në Brezovicë ku I kemi parë të postojnë vazhdimisht foto dhe video nga përditshmëria e tyre.
Link: https://www.instagram.com/ermal.fejzullahu/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7vmpQQBVNv/