
0
0
Djali i Andrrës dhe Sinanit feston sot ditëlindjen e tij të katërt.
Andrra dhe Sinani i kanë organizuar vogëlushit një festë të veçantë ku nuk munguan surprizat dhe një ambjentet tejet festiv.
Nga fotot e festës shohim një kënd shumë të bukur të zbukuruar me tullumbaca shumë ngjyrëshe ku në sfond shkruhet: “Ditëlindja e katërt e Ansit”.
Vogëlushi duket se ka marrë dhuratë një motorr lodër, ndërsa shihet teksa pozon i lumtur me dhuratën e tij.
Më herët Andrra postoi një mesazh shumë të veçantë urimi për të birin, ndërsa e shoqëronte mesazhin me disa foto ndër vite të Ansit i cili tashmë është rritur dhe është bërë një bukurosh i vërtetë.