
Moderatorja Einxhel Shkira i ka habitur të gjithë me disa video e foto ku shfaqet e qethur tullë dhe me sy bojëqiell.
Përmes një aplikacioni ajo ka treguar se si do të dukej nëse do të qethte flokët tullë dhe rezultati është vërtetë i pabesueshëm.
Einxhel është identike si Angelina Jolie sidomos pasi ka ndryshuar edhe ngjyrën e syve duke e bërë bojëqiell.
Këtë ngjashmëri e kanë vënë re edhe fansat e moderatores të cilët i thonë se ngjan shumë me aktoren e njohur dhe madje po i kërkojnë ti qethë flokët tullë.
Ajo vetë ka postuar një foto të sajën dhe të aktores me të njëjtin model flokësh ndërsa shkruan: “Mirë që s’kam me çfarë ti qeth në shtëpi dhe shyqyr që mbaroi karantina”, shkruan moderatorja krahas fotos ku e krahasojnë me aktoren e njohur.
Link: https://www.instagram.com/einxhel_shkira/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwhyXotlqXr/