
Modelja Afërdita Dreshaj prej disa vitesh është e martuar me lojtarin çek të hokey, Jakub Kindl.
Ata të dy i shohim shumë të lidhur me njëri tjetrin dhe në çdo vend janë bashkë.
Afërdita është parë shpesh herë ta ndjekë të shoqin në ndeshje e madje të bëjë tifozllëk për të, ndërsa Jakub shfaqet gjithnjë romantik me dhurata, lule dhe fjalë të ëmbla për partneren e tij.
Këtë herë ai ka postuar në instagramin e tij një foto ku të dy pozojnë të lumtur krah njëri tjetrit.
“Partnerja ime në gjithçka”, shkruan Jakub në foton e postuar në instagram ku shfaqen të përqafuar.
Jakub dhe Afërdita u martuan dy vite më parë në një ceremoni shumë të veçantë buzë detit në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Link: https://www.instagram.com/jkindl4/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6v7KfYiDFa/