Këngëtarja Tuna ka reaguar ashpër ndaj fenomenit të dhunës dhe abuzimit me femrën.
Nxitur nga rasti i fundit i abuzimit të 15 vjeçares nga ish roja i shkollës, këngëtarja ka postuar një foto nga protesta shoqëruar me një shkrim të gjatë të cilin e nis me frazën: “Besoni viktimën, jo abuzuesin”.
Këngëtarja thotë se abuzimi i femrave në Shqipëri nuk është lajm i ri, pasi ato abuzohen përditë në familje, shoqëri, punë dhe shkollë.
Tuna vijon më tej duke thënë se femrat abuzohen edhe më shumë sa herë ju thuhet që ai nuk ka faj se është mashkull, apo sa herë ju thuhet mos për çdo gjë dhe në fund femrat që u abuzuan i damkosin si k**rva.
Tuna vijon më tutje duke kërkuar që mos trajtohet më përdhunimi dhe pedofilia si vese, sepse janë krime dhe si të tilla duhet dënuar dhe gjykuar, moralisht e ligjërisht.
https://www.instagram.com/p/CBD56rBlvXL/Link: https://www.instagram.com/p/CBD56rBlvXL/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0OtH_glnuk/