Reperi Getinjo feston sot 29 vjetorin e lindjes dhe me këtë rast urimin dhe premtimin më të veçanta ja ka bërë vetë vetes.
Ai ka postuar në instagram një foto ndërsa krahas saj shkruan se pavarësisht faktit që deri tani ka jetuar pa rregulla, tashmë ka vendosur të ndryshojë dhe ti kushtojë më shumë rëndësi muzikës.
“Gëzuar ditëlindjen vetes, 29. Sot u bërën 29 vjet plot jetë! Faleminderit Zotit dhe familjes! Unë në këto vitet e fundit kam jetuar pa rregulla, pa plan diqysh hiç sma ka ndi për kurgjë! Në këtë vit kam vendosur të ndryshoj shumë sende tek vetja, të punoj më shumë me veten, mu larguar pak prej jetës “Argëtim pafund” dhe gjithashtu mi kushtu rëndësi shumë më shumë profesionit tim Muzikës. Ju dua”, shkruan Getinjo në statusin e tij ndërsa ka marë qindra mesazhe urimi nga miq dhe fansa.
https://www.instagram.com/p/CBWd38WjtcV/Link: https://www.instagram.com/p/CBWd38WjtcV/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBVfpynhyS1/