
0
0
Këngëtarja Nora Istrefi ka nisur së fundmi pushimet duke shijuar ditët e nxehta të verës në bregdet.
Ajo ka postuar disa video ku shfaqet në breg të detit së bashku me vogëlushen Renee duke u argëtuar së bashku nënë e bijë.
Këngëtarja duket se ka vendosur ti kalojë pushimet në shoqërinë e së bijës dhe shfaqet në formë perfekte ndërsa pozon me bikini.
Ajo pozon me një palë bikini ngjyrë rozë, ndërsa tregon format e saj perfekte.
Këngëtarja që prej ndarjes nga Robert Berisha nuk është përfolur për asnjë lidhje tjetër, duke e mbajtur totalisht jashtë vëmendjes së publikut jetën e saj private.
Link: https://www.instagram.com/noraistrefi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7te3-iJiuu/