
Rudina Dembacaj feston sot ditën e saj të lindjes.
Ajo ka marrë urime të shumta nga miq dhe fansa të saj, një pjesë të të cilave i ka postur në instagram.
Aktorja ka ndarë gjithashtu me fansat se këtë ditëlindje do të kalojë tek dera e spitalit ku ndodhet i shtruar i ati duke i thënë atij që e do shumë.
Por krahas urimeve shohim se Rudina ka marrë gjithashtu edhe një tufë gjigande me trëndafila të kuq, të cilat i ka vendosur në vendin e pasagjerit në makinë dhe që me siguri janë dhuratë nga parneri i saj Mark Froku.
Rudina nuk ka dhënë detaje se kush ja ka dhuruar lulet, por padyshim që duhet të jenë nga Marku dhe sigurisht janë shumë të bukura, një gjest i veçantë që do të lumturonte këdo në ditën e lindjes.
Link: https://www.instagram.com/rudinadembacaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9H5dvOn3in/