Këngëtarja Çiljeta Xhilaga është bërë nënë e një djali 7 vite më parë dhe shpesh herë e shohim të postojë foto me të birin i cili tashmë është rritur dhe është bërë një djalë shumë i dashur sidomos me të ëmën.
Çiljeta ka postuar sot në instagram një foto me një mesazh nga Fernando të cilin ai e kishte ngjitur në frigorifer.
“Njeriu i zemrës sime. Është dora jote që më përkëdhel çdo natë. Është zëri yt që më qetëson. Është trupi yt që ngrohtësi më fal. Dua të të kem pranë, deri kur dita të agojë. Ti për mua je gjithçka në këtë botë e s’ka njeri të të zëvendësojë. Ti për mua je gjithçka e për ty gjithmonë do të kem nevojë”, shkruhet në mesazhin e të birit.
Këngëtarja ndërkaq është surprizuar shumë nga mesazhi i të birit dhe krahas mesazhit të tij shkruan: “Kur bekohesh me një djalë që të thotë këto fjalë e ta ngjit me super atak në frigorifer që mos shqitet më.
Link: https://www.instagram.com/ciljetaxhilaga/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B76nryhg5m2/