
Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha kanë nisur pushimet në jug të vendit.
Ata i kemi parë të shpërndajnë foto shumë të bukura nga pushimet ku kanë lëvizur pothuajse në të gjithë bregdetin e jug me një jaht luksoz.
Në këto pushime ata shoqërohen gjithashtu nga moderatorja Aulona Musta, bashkëshorti dhe vajza e saj.
Përveç fotove të veçanta, Rezarta ka ndarë me ndjekësit në instagram një video përmbledhëse të disa momenteve më të bukura nga pushimet ku e shohim duke u puthur, përqafuar e duke marë rreze dielli në një jaht luksoz.
“Gjysma ime”, shkruan ajo krahas videos të cilën e shoqëron me një zemër.
Me këtë video Rezarta ka tërhequr vëmendjen e të gjithë miqve dhe fansave të cilët nuk i kanë kursyer komplimentat për pamjet e veçanta së bashku.
https://www.instagram.com/p/CCjYRsYpxw6/Link: https://www.instagram.com/p/CCjYRsYpxw6/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B77_UouJim7/