
Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj janë një prej çifteve më simpatikë të showbizit.
Ata të dy i shohim shpesh aktiv në rrjetet sociale ku postojnë vazhdimisht foto dhe video ku shfaqen gjithnjë e më të dashuruar me njëri tjetrin.
Së fundmi Romeo ka filluar të marrë leksione pianoje dhe teksa luan në piano, Jonida po e dëgjon me vëmendje.
“Mëson shpejt, por nuk të dëgjon kurrë”, shkruan ajo në njërën prej videove. Më pas tregon se ai e paska me qejf të madh të luajë në piano dhe se po vazhdon sipas qejfit ndërsa në fund e mbyll me ndjeshmëri të lartë.
Kohët e fundit ata të dy i shohim gjithë kohës bashkë duke realizuar kërcime plot humor për tik tok, apo video shumë të veçanta gjatë pushimeve apo qëndrimit së bashku.
Link: https://www.instagram.com/jonidamaliqi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCl0SgBnmRg/