
Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Butrint Imeri janë përfolur gjatë në mediat online për një lidhje mes tyre.
Asnjë prej tyre nuk e ka pranuar publikisht të kenë pasur diçka bashkë dhe madje moderatorja deklaroi pak kohë më parë se nuk ka qenë asnjëherë e lidhur me një personazh publik.
Megjithatë mediat rozë i kanë bërë gjithmonë bashkë të paktën në të shkuarën.
Madje këtë verë ajo që na ra në sy në instagramin e të dyve është se ndodhen njëkohësisht të dy me pushime, ndërsa pozojnë nga plazhi në të njëjtin vend.
Pamjet duket sikur i përkasin të njëjtit plazh dhe të dy kanë publikuar video pak a shumë të ngjashme në të njëjtën kohë në instastory.
Nuk e dimë nëse është thjesht një rastësi, apo janë vërtetë bashkë, gjithsesi gjithçka ngelet për t’u parë në vijimësi.
Link: https://www.instagram.com/kiaratito/, https://www.instagram.com/butrint_official/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bx7FwaRF_rZ/