
Këngëtarja Baby G në bashkëpunim me Escobars dhe Grido ka publikuar disa orë më parë një projekt të ri muzikor.
“Kuq e zi”, titullohet kënga që bëri bashkë tre emra të njohur të muzikës të cilët kanë sjellë një këngë e cila edhe pse ka vetëm pak orë që është publikuar duket se është mirëpritur nga fansat e treshes së famshme.
Kënga është e stilit rap dhe vjen me një ritëm të veçantë ndërsa kombinon zërat e tre reperëve duke sjellë një këngë mjaft të veçantë për të gjithë adhuruesit e kësaj ryme muzikore.
“Kuq e zi”, vjen me motive patriotike dhe ata të tre i shohim gjatë klipit teksa valvisin flamurin shqiptar duke shëtitur rrugëve jashtë kufijve shqiptare.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=mbFTgnSJUfI
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCmEgpTHnCe/