
Modelja shqiptare Emina Çunmulaj i është nënshtruar testit për COVID-19 dhe ka publikuar në instagram një video nga momenti i testimit.
Një infermiere shihet teksa po i merr modeles material nga hunda për të realizuar testin, ndërsa në videon e parë ajo i pyet fansat nëse dikush prej tyre i është nënshtruar testit, ndërsa në videon e dytë tregon se sa i dhimbshëm është.
“Kjo ishte hera ime e dytë dhe më duket sikur do të dalin sytë vendit”, shkruan Emina në videon e postuar në instagram ndërsa tregon se rezultati i testit doli negativ ajo nuk është e infektuar me COVID-19.
Modelja shqiptare prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me bashkëshortin e saj dhe dy vajzat.
Link: https://www.instagram.com/eminacunmulaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CC4NKwln5BD/