
0
0
Këngëtarja Poni është bërë disa vite më parë nënë e një djali. Ajo është mjaft e lidhur me të birin dhe herë pas here e shohim teksa ndan në rrjetet sociale momente të veçanta pranë tij.
Këtë herë ajo na ka treguar se si ka nisur mëngjesi i saj dhe që padyshim është mënyra më e bukur për ta nisur ditën.
Poni ka ndarë me ndjekësit në instagram një video së bashku me të birin dhe ky i fundit shfaqet duke e puthur në faqe.
“Një puthje që të zbukuron mëngjesin”, shkruan ajo krahas videos së veçantë ku shfaqet me të birin.
Link: https://www.instagram.com/poni_officiel/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/BrK-mzIHdPA/