
0
0
Reperi i njohur Gold AG feston sot 34 vjetorin e lindjes.
Të shumta kanë qenë mesazhet dhe urimet që ai ka marrë nga miq e familjarë me këtë rast e madje shumë prej tyre ai i ka ripostuar në instastory.
Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është torta me motivet e veçanta patriotike e gjitha e kuqe me flamurin shqiptar ku sipër shkruhej: “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ndërsa poshtë: “Urime ditëlindja 34”
Krahas fotos reperi i falënderon të gjithë miqtë dhe familjarët e tij që e kanë uruar për ditëlindje ndërsa shkruan: “Faleminderit të gjithëve për urimet, ju paça gjithmonë, ëmbël ju shkoftë jeta”.
https://www.instagram.com/p/CDMHKQOJXNP/Link: https://www.instagram.com/p/CDMHKQOJXNP/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAj2SwAA0RK/