
Aktorja dhe modelja e njohur shqiptare Almeda Abazi është martuar tashmë prej disa vitesh me aktorin e njohur turk Tolgahan Saisman me të cilin ka edhe një djalë.
Ata të dy janë shumë të lidhur me njëri tjetri dhe vetë aktori e ka treguar disa herë dashurinë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Ai madje në disa raste i ka shprehur dashurinë Almedës me disa fjalë në gjuhën shqipe.
Edhe sot me rastin e Kurban Bajramit, Tolgahan krahas urimit në turqisht nuk ka harruar që të urojë edhe në gjuhën shqipe.
“Gëzuar Bajramin”, shkruan ai dhe me siguri që ky veprim i ka pëlqyer edhe Almedës e cila gjithashtu ka uruar si në shqip edhe në turqisht besimtarët muslimanë.
Link: https://www.instagram.com/almeda92/, https://www.instagram.com/tsayisman/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAkUxhDlA0p/