Cristiano Ronaldo ka vendosur ti shtojë koleksionit të tij të automjeteve një tjetër super makinë luksoze.
Ai ka blerë së fundmi një Bugatti 110, një prej makinave më të veçanta në botë e cila ka një vlerë marramendëse.
Makina e tij e re kushton plot 9 milion dollar dhe sipas mediave të huaja kjo makinë mund të kapë shpejtësinë e 379 km në orë, ndërsa shpejtësinë prej 100 km në orë thuhet se e arrin për 2,4 sekonda.
Ky model është mjaft i rrallë dhe në botë ka vetëm 10 të tilla, një prej të cilave tashmë i përket futbollistit.
Ronaldo zotëron disa makina mes të cilave një Ferrari, Lamborghini, Rolls Royce , Maserati dhe shumë të tjera.
https://www.instagram.com/p/CDUDM7XgxH3/Link: https://www.instagram.com/p/CDUDM7XgxH3/
Link: https://www.youtube.com/watch?v=A3smYssN5LI
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDMX34cAJ31/