
Këngëtarja Genta Ismajli prej kohësh tashmë është në një lidhje dashurie me një biznesmen turk.
Ajo shpërndan vazhdimisht foto dhe video ku tregon surprizat e partnerit të saj, apo momentet më të veçanta nga pushimet së bashku.
Këtë herë ata të dy ndodhen me pushime në Kroaci dhe këngëtarja ka treguar me disa video surprizën e veçantë që ka gjetur në dhomën e gjumit.
Në videon e postuar në instagram Genta tregon se si partneri i saj e ka mbushur krevatin me trëndafila të kuq, ndërsa e ka zbukuruar dhomën dhe ballkonin me qirinj duke krijuar kështu një atmosferë krejt romantike.
Kjo nuk është hera e parë që ai realizon të tilla surpriza për këngëtaren.
Edhe herë të tjera Usta e ka treguar se është shumë romantik dhe Genta është një vajzë me fat.
Link: https://www.instagram.com/genta.ismajli/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8-IN4ohBBH/