
Aktorja Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë para dy ditësh.
Lajmin e dha vetë ajo me një foto të postuar në instagram duke fiksuar datën kur erdhi në jetë vogëlushi.
Ndërsa një ditë më pas, Olta zbuloi emrin e të birit, ndërsa rrëfeu gjithë emocionet e të qënit nënë për herë të parë me një super foto të këmbëve të vogëlushit.
Olta dhe partneri i saj vendosën ta quajnë vogëlushin Amar dhe në foton e postuar në instagram shohim se vogëlushi ka dy A të gdhendura tek këmbët.
Këtë detaj e ka zbuluar vetë Olta ndërsa shkruan: “Amar me dy A, të gdhendura tek këmbët”.
Olta ka zbuluar gjithashtu edhe kuptimin e emrit Amar që nga hebraishtja do të thotë i përjetshëm, ndërsa nga arabishtja do të thënë hënë.
https://www.instagram.com/p/CEM8E2HHpYg/Link: https://www.instagram.com/p/CEM8E2HHpYg/
Link: https://www.instagram.com/arbanao/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDB4tORnjDD/