
Jonida Vokshi dhe bashkëshorti i saj Besnik Krapi u bënë prindër të një vajze pak kohë më parë.
Që prej momentit të Emi erdhi në jetë, si Jonida dhe Besniku kanë postuar herë pas here foto të vogëlushes e cila duket qartë që ka ndryshuar jetën e tyre, duke shtuar gëzim në familjen e tyre.
Jonida ka sjellë së fundmi një video të vajzës e cila ndodhet në karrocë ndërsa ka dalë shëtitje me mamin.
Emi shihet teksa lëviz këmbët dhe duket sikur po bën ushtrime për të forcuar muskujt e barkut.
“Po bëjmë muskuj barku.. Do ta ha”, shkruan Jonida krahas videos së këndshme me Emin.
Vogëlushja erdhi në jetë gati dy muaj më parë dhe lajmin e dha fillimisht Besniku me një foto shumë të këndshme pranë të bijës.
Link: https://www.instagram.com/jonidavokshiofficial/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCZHCAosI_g/