
Aktori Donald Veshaj është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes pas thashethemeve për ndarje nga moderatorja Bora Zemani.
Ata duket se i kanë dhënë fund vetëm një muaj pasi e bënë publike lidhjen, megjithatë asnjë prej tyre nuk ka komentuar lidhur me këtë zëra.
Ndërkaq vëllai i Donaldit, Romeo na ka treguar një anë tjetër të aktorit.
Mesa duket Donaldi i ka shumë frikë dentistët, aq sa e shohim teksa dridhet në kolltukun e dentistit e madje fillon edhe ti shkasin disa pika lot.
“Këtu duken burrat, lepurushi i vogël”, shkruan Romeo krahas videos së Donaldit ku tregon se ai i paska fobi dentistët.
E ndërsa duket se Bora me Donaldin nuk janë më bashkë, Romeo dhe Jonida janë më të lumtur se kurrë.
Ata të dy i shohim teksa ndajnë me fansat foto dhe video të ndryshme ku shfaqen gjithnjë e më të dashuruar.
Link: https://www.instagram.com/romeoveshaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CA-5p_rDuUy/