
Në 12 shtator në “Tv Klan”, do të nisë sezoni i ri i “Klanifornia”.
Moderatorja Marina Vjollca ka prezantuar për të gjithë fansat klipin e nisjes së sezonit të ri ku ajo shfaqet e veshur me kombinoshet dhe kaskë në kohë teksa pozon në një kantier ndërtimi.
Marina shihet teksa ka një listë të aktorëve në dorë dhe është duke i kërkuar nëpër kantier.
Në momentin që i gjen të gjithë Marina lajmëron se nuk mungon asnjë përveç aktorit Jul Deda, i cili shfaqet në fund të klipit në pjesën e poshtme të kamionit.
“Klanifornia rikthehet në 12 shtator në “Tv Klan”, shkruan Marina krahas videos ndërsa shohim se ka marrë shumë urime nga miq dhe fansat për sezonin e ri.
https://www.instagram.com/p/CEl4BakjQq2/Link: https://www.instagram.com/p/CEl4BakjQq2/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8UTOSgBFQ_/