Home ShowBiz Tre vite martesë, Besi zgjedh foton më pikante për të uruar Xhensilën
Tre vite martesë, Besi zgjedh foton më pikante për të uruar Xhensilën
0

Tre vite martesë, Besi zgjedh foton më pikante për të uruar Xhensilën

0
0

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezai kanë bërë sot tre vite të martuar.

Ata të dy organizuan në shtator të 2017 një dasëm madhështore ku ishin të ftuar miq dhe familjarë të cilët krijuan një super atmosferën në ditën më të bukur të çiftit.

Aktori ndërkohë e ka kujtuar këtë ditë me një foto shumë unike nga kolazhi i fotove të dasmës të cilin e realizuan në liqenin e Comos në Itali.

Në një foto shumë të veçanta ku Xhensila është e veshur me fustan të bardhë, Besi ka hipur mbi statujën e një gruaje dhe është duke e puthur në buzë.

Nga ana tjetër Xhensila shikon nga Besi totalisht e habitur me atë çfarë po ndodh duke sjellë kështu një portret shumë komik në ditën e tyre të dasmës.

“Urime tre vjetorin e martesës o jet”, shkruan ai krahas fotos.

Xhensila nga ana tjetër ka postuar disa foto të tjera nga ceremonia e dasmës ndërsa thotë se kanë kaluar tre vite gëzimi dhe lumturie.

Çifti ndërkaq ka marrë mesazhe  të shumta urimi nga miq dhe fansa në këtë tre vjetor.

https://www.instagram.com/p/CEl6dBOnY-z/

Link: https://www.instagram.com/p/CEl6dBOnY-z/

https://www.instagram.com/p/CEl8CyGM2kE/

Link: https://www.instagram.com/p/CEl8CyGM2kE/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBVWBtGhd6A/