
Modelja Jessica Kadiu disa muaj më parë u bë kryefjala e mediave online pasi deklaroi se kishte patur një lidhje me Robert Berishën.
Ajo tha atëherë se ishte ende e dashuruar me këngëtarin, ndërsa sqaroi se nuk ishte ajo shkaku i ndarjes së tij nga Nora.
Roberti nuk u shpreh kurrë lidhur me deklaratat e modeles, por sot pas disa muajsh Jessica pranon se është beqare dhe se një lidhje ka nevojë për shumë energji dhe përkushtim nga të dyja palët.
Ndërsa pyetjes së cili tipar i meshkujve i pëlqen më shumë, ajo poston një foto nga koshi i mbeturinave dhe një qese të zezë me plehra jashtë koshin duke theksuar se i pëlqen sidomos kur vishen në këtë mënyrë.
Disa javë më parë në media qarkulloi një foto e modeles me Robertin në një parkim, por nuk e dimë nëse ishte një foto e vjetër apo e kohëve të fundit.
Gjithsesi modelja e sqaroi se tashmë ëshë single dhe se nuk ka as kohë dhe as energji për një lidhje.
Link: https://www.instagram.com/jesskadiu/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CC8Lv3kHdnc/, https://www.instagram.com/p/B_JCPPhF_Na/