Ish partnerja e Majk, Majlinda Zeka ndodhet ende me pushime dhe në këto ditë atë e shoqëron i biri, vogëlushi Roan.
Atë e kemi parë disa herë të postojë foto dhe video ku pozon me bikini teksa shfaqet në formë perfekte duke ekspozuar linjat.
“Jam me fat që jam nëna jote”, shkruan ajo krahas fotos ku pozon me të birin ulur në një dyshek uji në një pishinë.
Të dy duken shumë të këndshëm në këtë portret nënë e bir, teksa shohim se kanë marrë shumë komplimenta nga miq, fansa dhe ndjekës në rrjetet sociale.
Majk dhe partnerja e tij Majlinda u bënë prindër të vogëlushit Roan në maj të 2017.
Si Majk ashtu edhe Majlinda postojnë vazhdimisht foto me vogëlushin i cili tashmë është rritur dhe është bërë një bukurosh i vërtetë.
https://www.instagram.com/p/CFMWOaAsCP_/Link: https://www.instagram.com/p/CFMWOaAsCP_/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDTPbrzMIJH/