
0
0
Aktorja e njohur Olta Gixhari është bërë pak javë më parë nënë e një djali.
Ajo ndodhet aktualisht në Spanjë ku po jeton së bashku me partnerin e saj dhe ku lindi djalin.
Olta dhe partneri i saj vendosën ta quajnë vogëlushin Amar dhe që prej momentit të lindjes e deri më sot, aktorja ka postuar disa herë foto shumë të veçanta të të birit ndërsa shpreh gjithë emocionet e të qënit nënë.
Këtë herë ajo pozon në krevat së bashku me Amar në një foto shumë të bukur.
Në gisht Olta ka vendosur biberonin e vogëlushit si unazë ndërsa shkruan: “Dhe unë thashë po përgjithmonë”, duke ju referuar kështu raportit të veçantë me të birin.
https://www.instagram.com/p/CFMcoFCnnso/Link: https://www.instagram.com/p/CFMcoFCnnso/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDOedSzHWyC/