Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha është përfolur në media për një lidhje me një djalë simpatik, por të panjohur për publikun.
Mediat e huaja e kanë fotografuar disa herë nën shoqërinë e djalit brun, i cili mesa duket nuk është personazh i njohur.
Të gjithë këto zera, këngëtarja sapo i konfirmoi edhe vetë, duke postuar në instagram një foto së bashku me partnerin të cilit i mbulon fytyrën me një zemër teksa e uron për ditëlindje.
“Gëzuar ditëlindjen zemër”, shkruan ajo krahas fotos ku shfaqet duke u përqafuar me partnerin.
Këngëtarja nuk e ka zbuluar emrin dhe as foton e djalit që i ka rrëmbyer zemër, por tashmë e ka zbuluar që është në një lidhje dhe që është e lumtur.
Link: https://www.instagram.com/beberexha/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1MQKihFZLt/