
Modelja Afërdita Dreshaj do të bëhet shumë shpejt nënë e një djali dhe këtë lajm e dha vetë ajo në instagram ku jo vetëm zbuloi shtatëzaninë, por edhe gjininë e bebit.
Vogëlushi pritet të vijë në jetë në mars të vitit që vjen dhe të dy ata, si Afërdita dhe partneri i saj, janë shumë të emocionuar për këtë lajm.
Ndërkaq modelja ka treguar edhe dhuratat e para të bebit dhe një prej tyre është një set i këndshëm me aksesorë për bebin si dhe një arush i vogël.
Kjo dhuratë kaq e këndshme i ka ardhur nga Joni, djali i moderatorit Ardit Gjebrea i cili mesa duket është një mik i ngushtë i modeles.
Afërdita është emocionuar shumë nga kjo dhuratë, ndërsa e ka falënderuar publikisht Jonin i cili në pusullën shoqëruese shkruan: “ Ti meriton kaq shumë lumturi në këto momente, urime për vogëlushin tënd”.
Link: https://www.instagram.com/aferditadreshaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8MUKDqIgCH/