
Marina Vjollca është bërë ambasadore brendi për Shqipërinë dhe Kosovën e firmës së famshme italiane të veshjeve Elisabetta Franchi.
Lajmin e dha vetë ajo përmes një fotoje ku pozon me një çantë që mban logon e firmës së njohur, ndërsa krahas saj shkruan: “Shumë e nderuar dhe e lumtur që do të përfaqësoj Elisabetta Franchi në Kosovë dhe Shqipëri si ambasadore brendi”
Ajo dhe bashkëshorti i saj Getoar Selimi udhëtuan disa ditë më parë drejt Milanos ku mesa duket qëllimi ishte pikërisht nënshkrimi i kontratës me firmën e famshme.
Marina ka marrë urime pafund nga miq dhe fansa të saj, ndërsa nuk ka munguar as urimi i bashkëshortit Getoar Selimi.
Ai ka shpërndarë në instagram foton e Marinës ndërsa shkruan: “Urime mbretëresha jeme”, shoqëruar me një zemër të kuqe.
https://www.instagram.com/p/CGarF9nj2Jf/Link: https://www.instagram.com/p/CGarF9nj2Jf/
Link: https://www.instagram.com/ghettogeasy/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEb0Ebgn36F/